Holanda ka kaluar në çerekfinale të Botërorit për futbolliste, pas fitores ndaj Afrikës së Jugut në 1/8 e finales, të dielën.
Holandezet fituan me rezultatin 2:0 në ndeshjen që u zhvillua në Sydney të Australisë.
Jill Roord shënoi për 1:0 në minutën e nëntë, kurse Lineth Beerensteyn e shënoi golin e dytë në këtë ballafaqim.
Holanda në çerekfinale do të luajë kundër Spanjës.
Ndeshja çerekfinale do të zhvillohet në Zelandën e Re, përkatësisht në Wellington, të premten.