Maroku ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi e eliminoi Holandën pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, me golat e Cody Gakpos për Holandën dhe Issa Diopit për Marokun.
Në serinë e penalltive, Holanda humbi tri gjuajtje, ndërsa Maroku dy. Në fund, përfaqësuesja afrikane triumfoi me rezultat 3:2 në penallti dhe siguroi kalimin në fazën tjetër.
Në 1/8 e finales, Maroku do të përballet me Kanadanë.