Spanja ka kaluar në çerekfinale të Botërorit për futbolliste për herën e parë.
Spanjollet dhuruan paraqitje të shkëlqyer dhe e eliminuan Zvicrën në 1/8 e finales, pas fitores 5:1 të shtunën në ndeshjen që u zhvillua në “Eden Park” të Aucklandit në Zelandën e Re.
Aitana Bonmati shënoi për 1:0 në të mirë të spanjolleve, kurse Zvicra barazoi me autogolin e Laia Codinas.
Alba Maria Redondo Ferrer në minutën e 17-të, Bonmati në minutën e 36-të dhe Codina në minutën e 45-të shënuan për 4:1 në pjesën e parë.
Jenifer Hermoso vulosi rezultatin përfundimtar dhe kalimin në çerekfinale.
Spanja në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të duelit mes Holandës dhe Afrikës së Jugut. Çerekfinalja zhvillohet në “Wellington” javën tjetër.