Futbollistet e Spanjës kanë arritur për herë të parë në finale të Kampionatit Evropian. Për herë të parë kanë fituar ndaj Gjermanisë, tetë herë kampiones evropiane. Dhe për këtë arsye, fitorja në gjysmëfinale të Evropianit të zhvilluar të mërkurën mbrëma, për spanjollet është historike.
Spanja fitoi 1:0 ndaj Gjermanisë në stadiumin “Letzigrund” në Zurich.
Sfida u vendos në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll 0:0.
Në minutën e 113, mesfushorja e Barcelonës bëri veprim të mirë individual në zonë pas topit të pranuar nga sulmuesja e Real Madridit, Athenea del Castillo. Dhe nga një kënd i vështirë, realizoi për 1:0.
Rezultati më nuk ndryshoi pavarësisht përpjekjeve të futbollisteve gjermane.
Kampionia e Botës dhe fituesja e Ligës së Kombeve në dy vitet e fundit, Spanja, në finale do të luajë ndaj Anglisë.
Finalja luhet të dielën në Basel.
AITANA BONMATI! pic.twitter.com/et3g2ZuHTD