Kampionia e Botës për futbolliste, Spanja, e ka fituar Ligën e Kombeve të martën mbrëma.
Në ndeshjen e dytë të finales së Ligës së Kombeve në Madrid, Spanja fitoi me rezultat 3:0 kundër Gjermanisë.
Spanjollet luajtën pa tre herë fituesen “Topit të Artë”, Aitana Bonmati.
Ndeshja u përcoll me numër rekord shikuesish. Mbi 50 mijë shikues përcollën nga tribunat suksesin e radhës të Spanjës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Kaiserslautern kishte përfunduar baras, 0:0.