Futboll

Anglia, kampione e Evropës në futboll

Anglia

Foto: Associated Press

Përditësuar, 20:45 - Anglia është kampione e Evropës në futboll. Në finalen e së dielës mbrëma, futbollistet e Anglisë e mposhtën në penallti Spanjën. Rezultati pas 120 minutave lojë ishte 1:1, ndërsa në penallti anglezet fituan 3:1.
Anglia e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës.
Finalja e Evropianit është zhvilluar në Basel në praninë e plot 34 mijë e 203 shikuesve.
Të dy portieret i pritën nga dy penallti. Por në serinë e katërt Salma Paralluelo e Spanjës gjuajti pranë portës. Chloe Kelly e realizoi penalltinë vendimtare të Anglisë.
Spanjës nuk i mjaftuan dy pritjet e portieres Cata Coll. Dy pritje i kishte edhe anglezja Hannah Hampton e Anglisë. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes. 
Anglia i është revanshuar Spanjës për humbjen që ia shkaktoi në finale të Kampionatit Botëror 2023. Spanja për herë të parë është kualifikuar në finale të Evropianit.
Ashtu si pritej, finalja ishte e fortë. Spanja kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 25-të. Realizatore ishte Mariona Caldentey. Alessia Russo barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 57-të kur realizoi gol të bukur me kokë. Dhe shifrat më nuk ndryshuan.
Beth Mead dhe Leah Ëilliamson dështuan nga pika e bardhë për Anglinë, ndërsa te Spanja nuk shënuan Mariona, Aitana Bonmati dhe Paralluelo. 
Anglia në gjysmëfinale fitoi 2:1 ndaj Italisë, pas vazhdimeve. Po në vazhdime, Spanja fitoi 1:0 ndaj Gjermanisë. Anglezet edhe çerekfinalen e kaluan pas penalltive. E eliminuan Suedinë e Kosovare Asllanit.


Shkon në vazhdime finalja e Evropianit

Anglia e Spanja po përballen në finale të Kampionatit Evropian për futbolliste. Ndeshja po luhet në Basel, ndërsa pas 90 minutave rezultati është 1:1. Për të caktuar kampionen e Evropës do të luhen dy vazhdime nga 15 minuta.

Mariona Caldentey kaloi në epërsi Spanjën në minutën e 25-të.

Për 1:1 shënoi Alessia Russo në minutën e 57-të.