Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Italia mposhtet, por kalon në çerekfinale

ITalia

Foto: Associated Press

Futbollistet e Italisë të premten mbrëma kanë pësuar disfatë nga Spanja me rezultatin 3:1 në kuadër të raundit të fundit të Grupit B. Por pavarësisht disfatës, Italia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian për futbolliste që po mbahet në Zvicër.

Italia ka avancuar nga vendi i dytë me katër pikë. Grupin e fitoi Spanja që u rendit e para me nëntë pikë. Spanja avancimin në çerekfinale e siguroi të hënën pasi në ndeshjen e dytë e mposhti Belgjikën me rezultatin 6:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Elisabetta Oliviero e kaloi në epërsi Italinë në minutën e dhjetë. Reagimi i Spanjës ishte i shpejtë. Katër minuta më pas, Athenea del Castillo, i barazoi shifrat në 1:1.

27-vjeçarja Patricia Guijarro, shënoi për 2:1 në minutën e 49-të kurse golin e fundit e realizoi Esther Gonzalez Rodriguez në minutën e 91-të.

Spanja është favorite e madhe për t’u shpallur kampione e Evropës.