Futbollistet e Zvicrës kanë fituar zemrat e tifozëve në Evropianin që po mbahet po në këtë vend, por ato janë respektuar edhe nga kundërshtaret përgjatë turneut.
Zvicra të premten mbrëma u mposht 2:0 në çerekfinale nga Spanja, por futbollistet spanjolle pas ndeshjes së luajtur në “Ëankdorf” të Bernit, bënë gardën e nderit për t’i përshëndetur zviceranet.
Futbollistet e Kampiones së Botës u rreshtuan dhe përshëndetën futbollistet e Zvicrës teksa ato po shkonin në dhomat e zhveshjes, duke krijuar një moment të veçantë që nuk ishte parë më herët, shkruan “Sport.ch” të shtunën.
Spanja fitoi me golat e shënuar në pjesën e dytë nga Athenea del Castillo dhe Claudia Pina.
Riola Xhemaili u inkuadrua në minutën e 90-të te Zvicra.