Futbollistet e Australisë janë kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Të hënën, Australia e eliminoi Danimarkën në 1/8 e finales, duke e mposhtur me rezultatin 2:0.
Me golat e Caitlin Foord në pjesën e parë dhe Hayley Raso në të dytën, Australia siguroi fitoren dhe avancimin tutje.
Në çerekfinale, Australia do të luaj me fituesin e ndeshjes ndërmjet Francës dhe Marokut që zhvillohet të martën.