Futbollistet e Francës do të paraqiten në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Franca, të martën e eliminoi Marokun në 1/8 e finales pasi e mposhti me rezultatin e thellë. Ndeshja e luajtur në Adelaide të Australisë, përfundoi me shifrat 4:0 në favor të futbollisteve franceze.
Franca dominoi tërësisht Marokun dhe në pjesën e parë e mbylli çështjen e fituesit. Francezet shënuan tri gola në pjesën e parë dhe një në të dytën për ta konfirmuar avancimin në mesin e tetë ekipeve më të mira të Botërorit.
Në çerekfinale, Franca do të përballet me Australisë.
Ndërkohë, krahas Francës në çerekfinale të këtij turneu është kualifikuar edhe Kolumbia që në 1/8 e finales e mposhti 1:0 Përfaqësuesen e Xhamajkës.
Kolumbia në ndeshjen çerekfinale do të luaj kundër Anglisë, ekip që ka katër fitore në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.