Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Selektori i Francës me lëvdata për Marokun

Didier Deschamps

Selektori i Francës, Didier Deschamps, e ka vlerësuar cilësinë që ka Përfaqësuesja e Marokut. 

Deschamps ka deklaruar se nuk është rastësi që Maroku është kualifikuar për në çerekfinale të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 

Maroku të shtunën e eliminoi Kanadanë duke e mposhtur me rezultat bindës 3:0. 

“Nga ajo që pashë në ndeshjen kundër Kanadasë, kjo e konfirmon se Maroku është një skuadër shumë e fortë. Maroku nuk arriti rastësisht deri në çerekfinale të Kupës së Botës. Marokenët kanë treguar se e meritojnë plotësisht të jenë aty dhe, padyshim, kanë cilësinë e nevojshme për të shkuar edhe më tej”, ka thënë Deschamps, shkruajnë të dielën mediumet franceze. 

Franca pikërisht me Marokun do të përballet në çerekfinale, të enjten nga ora 22:00. 

Franca në 1/8 e finales e mposhti Paraguain me rezultatin 1:0.