Spanja ose Anglia do ta festojnë trofeun e parë të Kupës së Botës nëse arrijnë të triumfojnë të dielën kur do të përfundojë turneu i nëntë i Botërorit për futbolliste.
Finalja do të nis të dielën në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në Sydney të Australisë.
Australia dhe Zelanda e Re ishin nikoqire të këtij turneu, por nuk arritën që të luajnë në finale të ngjarjes më të madhe në futboll.
U eliminuan herët edhe skuadrat favorite për të triumfuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Gjermania e Norvegjia.
Megjithatë, Spanja dhe Anglia kanë arritur me meritë në finalen e parë.
Anglia është shfaqur shumë e fortë dhe e pamëshirshme për kundërshtaret, por me stil krejtësisht ndryshe me Spanjën.
Spanja ka shfaqur më shumë në aspektin teknik, për çka edhe njihet ky shtet në futboll.
Në “Olympic Stadium” të Sydneyt në Australi të dielën, pritet të jenë të pranishëm 75 mijë tifozë.