Futbollistet e Italisë e kanë nisur me fitore Botërorin që po mbahet në Zelandë të Re dhe Australi.
Italia të hënën mposhti Argjentinën me rezultatin minimal, 1:0.
Kjo ndeshje e luajtur në Auckland i takoi Grupit G, pjesë e të cilit janë edhe Suedia e Kosovare Asllanit dhe Afrika e Jugut.
Cristiana Girelli shënoi golin e fitores në minutën e 87-të.
Artikuj të ngjashëm