Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Italia bën hap të madh drejt Botërorit

Moises Kean

Foto: Associated Press

Italia ka fituar 2:0 të enjten mbrëma në Bergamo ndaj Irlandës së Veriut, për të bërë hap të madh drejt Botërorit 2026. 

Sandro Tonali dhe Moise Kean i shënuan golat e fitores për “azzurrët”, në minutat 56 e 80-të. 
Italia në finale luan me fituesin e ndeshjes Uellsi – Bosnjë-Hercegovina. Ajo ndeshje ka shkuar në vazhdime.