Austria e ka nisur mbarë Kupën e Botës në futboll.
Austriakët fituan 3:1 ndaj Joranisë, në kuadër të Grupit J të Botërorit. Në këtë grup janë edhe Argjentina dhe Algjeria.
Romano Schmid shënoi në minutën e 21- të për austriakët, kurse për 1:1 realizoi Ali Olwan në minutën e 50-të.
Përcaktues ishte autogoli i Yazan Al-Arab në minutën e 76-të, ndërsa fare në fund autogol shënoi Marko Arnautoviq.
Kjo ndeshje u zhvillua në orët e mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës në Kosovë.