Portieri i Italisë dhe Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij, janë sulmuar dhe grabitur në shtëpinë e tyre në Paris.
Çifti është sulmuar nga disa persona. Doonarumma dhe partnerja e tij janë lidhur në banesën e tyre në një lagje të kryeqytetit francez, kanë njoftuar mediat franceze.
Më pas portieri italian dhe gruaja e tij janë larguar drejt një hoteli, kurse stafi i hotelit, i alarmuar, ka kërkuar ndihmën e policisë.
Donnarumma dhe partnerja e tij janë dërguar në spital.
Jo zyrtarisht është mësuar se grabitësit janë larguar me bizhuteri, ora dhe veshje luksoze të lëkurës, që arrijnë shifrën e 500 mijë eurove.
Futbollisti i PSG-së ka mbetur i lënduar lehtë nga ky sulm.