Pas largimit të papritur nga kampioni i Evropës, Paris Saint-Germaini, Gianluigi Donnarumma pritet ta vazhdojë karrierën në Premier League, te Manchester City.
“La Stampa” ka raportuar të enjten se portieri italian e ka pranuar pagën prej 12 milionë eurosh në sezon të ofruar nga City dhe pritet të transferohet.
Megjithatë, “qytetarët” duhet që ta shesin fillimisht portierin Ederson, për ta kompletuar transferimin e tij.
Edersoni 31-vjeçar tash e disa muaj po kërkohet nga Galatasaray, që për 75 milionë euro e transferoi në verë Victor Osimhenin.
PSG-ja për transferimin e Donnarummas kërkon 50 milionë euro.