Futboll

Drejtori i PSG-së tregon pse u largua Donnarumma

donnarumma

Largimi i portierit italian, Gianluigi Donnarumma, nga Paris Siant-Germaini bëri bujë.

Drejtori sportiv i Parisit, Luis Campos, e ka treguar arsyen e largimit të italianit.

Ai në një intervistë për “RMC” tha se ishin shumë rrethana që sollën largimin e Donnarummas.

Campos ka lënë të kuptohet se paga e lartë që e ka kërkuar Donnarumma është prej arsyeve kryesore pse ai u largua.

“Klubi është më i rëndësishëm se kushdo. Kjo ka ndryshuar te PSG-ja. Rasti i Donnarummas ishte një sërë rrethanash që sollën këtë vendim, pasi ai kërkoi një pagë në nivelin e PSG-së së vjetër, jo atë aktual. Politika e pagave vlen për të gjithë. Stabiliteti i klubit nuk do të ndryshojë për shkak të një lojtari që dëshiron të jetë ndryshe. Ne do ta mbrojmë PSG-në. Ne gjithmonë duam të luajmë mirë dhe të fitojmë ndeshje”, ka thënë Campos.

26-vjeçari Donnarumma tashmë është portier i Manchester Cityt.

City pagoi 30 milionë euro për shërbimet e portierit shtatlartë.