Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Donnarumma te Manchester City

Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma

Njëri prej portierëve më të mirë në botë, Gianluigi Donnarumma, ka kaluar te njëri prej klubeve më të mëdha në botë, Manchester City.

Lëvizja e italianit nga PSG-ja është zyrtarizuar të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fituesi i Ligës së Kampionëve, PSG, hoqi dorë nga Donnarumma, që tani do të ruajë portën e skuadrës së Pep Guardiolas.

26-vjeçari ka firmosur për pesë vjet me Cityn dhe pritet të jetë portieri i parë. Karriera e deritashme e Donnarummas ishte impresive, ndërsa ai luajti rol të rëndësishëm në kampanjën e Parisit që përfundoi me titull të kampionit në Ligën e Kampionëve.

Ai u zhvillua te Milani, ndërsa në vitin 2021 iu bashkuar Paris Saint-Germainit. Për Italinë i ka 74 paraqitje.

VIDEO: