Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Donnarumma lavdëron punën e Guardiolas

Gianluigi Donnarumma

Foto: Associated Press

Portieri Gianluigi Donnarumma ka thënë se puna me trajnerin Pep Guardiola te Manchester City “është më e mirë se që e ka pritur”. 

Donnarumma dhe pjesa tjetër e ekipit është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në Premier League të shtunën në shtëpi ndaj Evertonit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

26-vjeçari u largua nga Paris Saint-Germaini në verë dhe iu bashkua Cityt. 

Ai ishte kapiten i Italisë në katër fitoret rresht të kualifikimeve të Botërorit 2026. 

“Magjepsesh kur e dëgjon. E kam ditur se është mirë, por realiteti është edhe më i mirë se që e kam pritur. Shpresoj të mbetem në Manchester sa më gjatë që mundem dhe të kem eksperiencë të veçantë”, ka deklaruar Donnarumma të enjten në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.