Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Maresca nuk largohet nga filozofia e Guardiolas te City

Enzo Maresca

Enzo Maresca ka bërë të ditur se nuk synon të shkëputet nga trashëgimia e Pep Guardiolas, duke theksuar se filozofia që i solli klubit suksese të mëdha do të mbetet baza e punës së tij. 

Trajneri italian e cilësoi si nder dhe njëkohësisht sfidë të madhe drejtimin e Cityt. 

Maresca pranoi se ekipi do të përballet me disa mungesa në fillim të edicionit, por shprehu besimin se City do të vazhdojë të garojë për trofe edhe në epokën pas Guardiolas.

Maresca gjithashtu e lavdëroi Guardiolan. 

“E kam thënë shumë herë, e konsideroj Pepin trajnerin më të mirë në botë në 20-25 vitet e fundit. Është një sfidë. Është një privilegj. Ndoshta arsyeja pse klubi vendosi për mua është se shohin një koncept të ngjashëm me trajnerin e mëparshëm, të jenë gjithmonë agresivë pa top, të kontrollojnë lojën dhe të fitojnë ndeshjet”, ka thënë Maresca. 

46-vjeçari u emërua më 29 qershor trajner i Cityt duke e zëvendësuar Guardiolan i cili i dha fund aventurës dhjetëvjeçare me Cityn pas përfundimit të edicionit të kaluar.