Enzo Maresca do ta zëvendësojë Pep Guardiolan në postin e trajnerit të Manchester Cityt.
BBC dhe shumë mediume të fuqishme angleze kanë shkruar se largimi i Pep Guardiolas në fund të edicionit tashmë është vendosur. Spanjolli ikonik do të përshëndetet pas ndeshjes ndaj Aston Villas në “Etihad”, që është e fundit për këtë edicion dhe zhvillohet të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe ish-trajneri i Chelseat, Maresca, do ta zëvendësojë Guardiolan për edicionin e ardhshëm.
Derisa City është përgatitur për më shumë se gjashtë muaj për largimin e Guardiolas në verë, bisedimet me Marescan janë në fazë të avancuar, shkruan BBC.
46-vjeçari e dëshiron këtë vend pune dhe është çështje kohe para se të konfirmohet trajner i ri i Manchester Cityt.
Tekniku italian, që fitoi Kupën e Botës për Klube dhe Ligën e Konferencës me Chelsean, në të kaluarën ka punuar te City.
Ai ishte pjesë e shtabit teknik të Guardiolas në edicionin 2022/2023, kur skuadra e Cityt fitoi tre trofe të mëdhenj. Ishte i rëndësishëm në Akademinë e Cityt para se t’i bashkohej ekipit të parë.
Ish-mesfushori i West Bromit dhe Juventusit u largua nga City në vitin 2023 për të drejtuar Leicesterin. Më pas mori drejtimin e Chelseat.
Guardiola ka respekt të madh për Marescan. Ai madje kishte deklaruar se Marescas nuk i janë dhënë meritat e duhura për punën që ka bërë te Chelsea.