Gianluigi Donnarumma është edhe më afër për t’u bërë portier i Manchester Cityt.
Raportimet në Itali bëjnë të ditur se Galatasaray ka ofruar 10 milionë euro për portierin brazilian, Ederson.
Largimi i Edersonit në këtë afat kalimtar veror, e hap rrugën për Donnarumman te City, pavarësisht se skuadra e kaltër ka transferuar James Traffordin.
Donnarumma u largua nga Paris Saint-Germaini në këtë verë, lëvizje që u vlerësua e befasishme.
Ai ishte transferuar në vitin 2021 nga Milani te klubi parisien.
Me PSG-në, Donnarumma e fitoi katër herë titullin, dy herë KUpën e Francës, tri herë trofeun e kampionëve në Francë, Ligën e Kampionëve, si dhe ishte nënkampion i Botërorit të klubeve të mbajtur këtë verë në SHBA.