Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City e Bayerni në garë për Donnarumman

Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma

Foto: Associated Press

Manchester City dhe Bayerni janë në garë për transferimin e portierit italian, Gianluigi Donnarumma, raportojnë mediume të mëdha evropiane. 

Portieri i Italisë ka refuzuar vazhdimin e kontratës me fituesin e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini. 

Ai me PSG-në ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Parisienët kanë përgatitur t’i ofrojnë 8 deri 9 milionë euro pagë bazë dhe 3 deri 4 milionë euro bonuse, varësisht arritjeve individuale dhe paraqitjes së klubit. 

Me kontratën aktuale, Donnarumma fiton 12 milionë euro në sezon. 

Edhe Donnarumma pajtohet me pagën e ofruar nga Man. City Futboll Donnarumma pajtohet me pagën e ofruar nga Man. City

Krahas Cityt dhe Bayernit, interesim ka shprehur edhe Interi. 

Donnarumma luajti rol vendimtar në suksesin e PSG-së në Ligën e Kampionëve.