Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku i pakënaqur me gjithë fitoren

Dallku

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku nuk është i kënaqur me fitoren 2:1 ndaj Europas.

Dallku ka thënë se skuadra e tij kishte raste për fitore më të thellë, ndërsa pranoi gol nga goditja e dënimit, ndonëse lojtarët e kanë ditur se kjo është pikë e fortë e kundërshtarit.

“Nuk jam i kënaqur. Kishim raste për fitore më të thellë. Kemi tërhequr vërejtjen në goditje standarde dhe pikërisht prej tyre pranuam golin. Kjo nuk më jep shije të mirë të fitores. Ne jemi më lartë se kundërshtari, jemi më teknikë se kundërshtari. Por nuk jam plotësisht i kënaqur. Ne patëm raste, s’i konkretizuam dhe i dhamë rast kundërshtarit. Është fitore historike, padiskutim. I uroj gjithë adhuruesit e Dukagjinit. Është fitore e madhe, por kishim mundësi për fitore më dinjitoze”, ka theksuar Armend Dallku.

 

Artikuj të ngjashëm