Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku i kënaqur me fitoren

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është i kënaqur që futbollistët e tij arritën ta ruajnë epërsinë e krijuar në minutën e 59-të.

Ai ka përgëzuar ekipin kundërshtar për paraqitje.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren. Një rast një gol është statistikë e mirë. Ndoshta kjo është edhe meritë e kundërshtarit që na kishte bllokuar pikat tona më të forta. Edhe fusha nuk lejoi shumë, pasi nuk ishte në gjendjen më të mirë. Lojtarët kërkuan golin dhe ia arritën, pastaj ne u fokusuam më pas për ta ruajtur golin e shënuar”, ka thënë Dallku.