Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku: E merituam fitoren ndaj Drenicës

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Drenicës në Skenderaj.

Dallku tha se skuadra e tij e meritoi fitoren në këtë përballje.

“Dua t’i përgëzoj lojtarët për angazhimin në këtë ndeshje. E kemi motivuar ekipin shumë dhe kemi pasur raste të shumta shënimi. Në pjesën e parë nuk e kemi lejuar kundërshtarin të na rrezikojë. Jam i lumtur me këto tri pikë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në takimet e radhës. Të rëndësishme janë pikët pasi kemi shumë ndeshje që kemi bërë lojë të mirë, por nuk kemi arritur të vijmë te pikët”, deklaroi Dallku.

Skuadra nga Klina triumfoi minimalisht në udhëtimin në Skenderaj.

Artikuj të ngjashëm