Mesfushori ofensiv brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho është duke u kërkuar nga Chelsea, shkruan “Sport”, transmeton Koha.net.
Barcelona dëshiron të përfitojë së paku 90 milionë euro nga Coutinho. Coutinho është i huazuar te Bayern Muencheni.
Chelsea po shpreson të huazojë Coutinhon në verë dhe të ketë mundësi për të blerë atë një vit më vonë. Trajneri i Chelseat, Frank Lampard është duke shikuar të rrisë opsionet në mesfushë.
Coutinho 27-vjeçar për Bayernin këtë stinor i ka luajtur 32 ndeshje. Ai ka shënuar nentë gola dhe asistuar tetë tjerë.