Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho e kërkon largimin nga Barcelona

Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona. Mesfushori brazilian u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Coutinho nuk ka arritur ta gjejë veten te katalunasit dhe dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.

Klubi spanjoll është në pritje të ofertave për 29-vjeçarin që nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij.

Katalunasit janë të gatshëm ta shesin brazilianin për rreth 20 milionë euro.

Këtë edicion Coutinho ka luajtur 251 minuta në La Liga duke shënuar dy gola.