Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça e gatshme ta shesë Coutinhon me çmim të ulët

Philippe Coutinho do të largohet këtë verë nga Barcelona, raporton “Mundo Deportivo” të martën. Barcelona është e gatshme ta shesë brazilianin 29-vjeçar me çmim të ulët tek Aston Villa. Coutinho aktualisht është i huazuar nga Barcelona tek Aston Villa.

Klubi anglez ka opsionin e blerjes për 40 milionë euro, por klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë për 20 milionë euro. Shitja e brazilianit do të ishte e mirëpritur për shkak të krizës financiare që ka gjiganti spanjoll.