Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho do të rikthehet në Brazil

Mesfushori Philippe Coutinho sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Brazil për të vazhduar karrierën, pasi këtë edicion nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek Aston Villa.

ESPN ka njoftuar të mërkurën se interesim për Coutinhon ka shprehur Corinthiansi, që tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit anglez.

Tek Aston Villa janë të gatshëm ta lënë Coutinhon për 20 milionë euro duke pasur parasysh se mesfushori ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai mund t’i bashkohet Corinthiansit në afatin kalimtar të janarit, ndërsa tashmë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në vendlindje.

30-vjeçari në fillim të këtij viti iu bashkua Aston Villas nga Barcelona, ndërsa këtë edicion ka 13 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm