Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho, do të vazhdojë të luajë për skuadrën angleze, Aston Villa.
Klubi i Premier Leagues të enjten mbrëma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferim të plotë të Coutinhos nga Barcelona. Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur.
Coutinho aktualisht po luan për Villan, por si lojtar i huazuar nga Barcelona.
Te Barça, braziliani nuk ka shkëlqyer asnjëherë, përkundër transferimit të shtrenjtë në vitin 2018 nga Liverpooli. Ai luajti huazim te edhe Bayerni më herët.
Te Villa është prej janarit të këtij viti. Trajner e ka Steven Gerrardin, me të cilin kishte luajtur te Liverpooli.
Me Aston Villan, Coutinho ka firmosur deri në vitin 2026.