Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa do ta blejë kartonin e Coutinhos

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, ka konfirmuar se klubi dëshiron të nënshkruajë kontratë të përhershme me Philippe Coutinho këtë verë.

Coutinho është i huazuar nga Barcelona me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

“Ne duam të bëjmë një lëvizje për të, sepse nëse duam të arrijmë atje ku duam të jemi, duhet të ndërtojmë një ekip. Shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje”, deklaroi Gerrard.

Coutinho në shtatë paraqitje në Premier League ka shënuar tre gola dhe ka bërë tri asistime.

Artikuj të ngjashëm