Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho i bashkohet Aston Villas

Philippe Coutinho është rikthyer në Premier League. Mesfushori brazilian është huazuar te skuadra e Aston Villas nga Barcelona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit anglez. Klubi anglez në fund të sezonit ka të drejtën e blerjes së kartonit të 29-vjeçarit.

Për Coutinhon ka insistuar trajneri Steven Gerrard me të cilin ka luajtur te Liverpooli. Braziliani gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Liverpoolin, Bayern Munichun dhe Interin.