Philippe Coutinho është i huazuar tek Aston Villa nga Barcelona deri në fund të sezonit. Villa ka të drejt të blejë lojtarin për 40 milionë euro.
Por, mediat në Angli shkruajnë se edhe Arsenali e West Hami janë të interesuara për brazilianin dhe Villa nuk pritet ta ketë të lehtë këtë garë.
Coutinho u bashkua me Aston Villan falë edhe trajnerit Steven Gerrard, më të cilin kanë qenë bashkëlojtar te Liverpooli.
Po ashtu, forma jo e mirë te Barcelona, bëri që 29-vjeçari ta kërkojë shkëlqimin në sërish në Angli, të cilin e kishte sa luante te Liverpooli.
Deri me tani Coutinho ka pasur katër paraqitje me Aston Villnë në Premier League. Ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime.