Arsenali ka hyrë në garë për ta transferuar gjatë verës futbollistin brazilian, Philippe Coutinho, ka raportuar të enjten “Mundo Deportivo”.
Skuadra nga Londra ka nisur kontaktet me menaxherin e brazilianit 29-vjeçar, që është i huazuar tek Aston Villa nga Barcelona.
Aston Villa ka opisonin e blerjes prej 33 milionë euro, por sulmuesi nuk preferon të marrë një vendim para se sezoni të përfundoj në maj.
Pas periudhës së vështirë te Barcelona, karriera e Coutinhos ka marrë anë pozitive te Aston Villa. Ai ka dhënë shtatë gola në dhjetë paraqitje.
Artikuj të ngjashëm