Skuadra e Arsenalit po e monitoron situatën e brazilianit Philippe Coutinho te Aston Villa. Sipas mediumeve britanike, Arsenali është i gatshëm të futet në garë për Coutinhon në rast se Aston Villa nuk e blenë kartonin e tij në fund të sezonit.
Aston Villa duhet t’i paguajë 40 milionë euro Barcelonës për ta siguruar Coutinhon, të cilin e ka huazuar në afatin kalimtar të janarit. Arsenali është i gatshëm t’i paguajë Barçës shumën që po e kërkon për Coutinhon, i cili ka rigjetur formën e tij në Premier League.
Në nëntë ndeshje për Aston Villan në kampionatin anglez, Coutinho ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime. 29-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023.