Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Evertoni hyn në garë për Coutinhon

Në ditët e kaluara u raportua se ishin Tottenhami dhe Arsenali që nisën bisedimet me Barclonën për Philippe Coutinhon.

29-vjeçari mund të përfundojë në Premier League sërish, teksa në garë ka hyrë edhe Evertoni.

Skuadra nga “Merseyside” është e gatshme që ta marrë brazilianin si huazim, por që pagën e tij ta paguajë bashkë me klubin “blaugrana”.

Coutinho ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, ndërsa mesazhi i Xavit ka qenë i qartë se ai në Barcelonë nuk ka vend dhe se nuk do të luajë.

Coutinho ka shënuar vetëm dy gola në edicionin aktual në 16 ndeshje në të gjitha garat.