Mesfushori brazilian Philippe Coutinho ka gjasa të mëdha që të rikthehet në Premier League.
Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Evertoni ka bërë ofertë zyrtare për Coutinhon, i cili do të largohet nga Barcelona.
Evertoni thuhet se ka kërkuar huazimin e Coutinhos me të drejtën e blerjes së tij në fund të këtij sezoni. 29-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka dy gola në 16 paraqitje në të gjitha garat. Ai edicionin e shkuar ishte i huazuar te Bayerni kurse te Barcelona u pat transferuar në fillim të vitit 2018 për 135 milionë euro.