Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e mesfushorit brazilian Philippe Coutinho, ka raportuar “Daily Mail” të martën. Bëhet e ditur se Arteta po kërkon që Coutinho t’i bashkohet Arsenalit nga Barcelona në muajin e ardhshëm pasi po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.
Thuhet se Arsenali tashmë ka nisur negociatat me Barcelonën për Coutinhon, pasi braziliani do të largohet nga “Camp Nou” për shkak se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Xavi Hernandez. Mësohet se Arsenali po e kërkon huazimin e Coutinhos me opsionin e blerjes në fund të sezonit.
Coutinho këtë sezon ka shënuar dy gola në 16 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Ai vitin e shkuar u rikthye te Barcelona pas huazimit njëvjeçar te Bayern Munichu.