Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta pret përforcime të reja

Foto: Reuters

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë të ditur se pret që skuadra të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri spanjoll beson se skuadra ka nevojë të sjellë lojtarë të rinj për sezonin e ri.

“Ne ende shpresojmë të bëjmë diçka tjetër nëse merkato e lejon. Ju keni parë disa lëvizje edhe në ditët e fundit. Ne duam të marrim ekuilibrin perfekt dhe planin që donim që në fillim. Nëse do ta arrijmë këtë apo jo, është një histori tjetër”, deklaroi Arteta pas fitores që Arsenali e arriti në “Emirates Cup” ndaj Sevillas 6:0.

Këtë verë “Topçinjtë” kanë transferuar sulmuesin Gabriel Jesus, mesfushorin Fabio Vieira, mbrojtësin e majtë Oleksandr Zinchenko, anësorin Marquinhos dhe portierin Matt Turner.