Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lënë të kuptohet se mund të bëhen edhe disa përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri spanjoll beson se mund të ketë edhe disa ardhje të reja këtë afat kalimtar te londinezët.
“Ne jemi duke përfunduar atë që kemi planifikuar, ka ende disa gjëra që do të donim të bënim. Kjo do të përcaktohet nga mundësia e merkatos, ne kemi ende lojtarë që janë në garë për të qëndruar ose për të shkuar dhe kur të kemi lajme do t'i komunikojmë”, deklaroi Arteta.
Deri më tani Arsenali ka transferuar pesë futbollistë. Gabriel Jesusit, Marquinhosit, Matt Turnerit, Fabio Vieiras dhe Oleksander Zinchenko janë lojtarët e transferuar këtë verë.
Artikuj të ngjashëm