Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho pranon ulje të pagës për të mbetur te Aston Villa

Philippe Coutinho është gati të pranojë ulje të pagës në mënyrë që të mbetet pjesë e Aston Villas, raporton “Mundo Deportivo”.

Ish-futbollisti i Liverpoolit është kthyer në Premier League pas një periudhe të vështirë në Barcelonë dhe është i etur të mbetet edhe më gjatë pjesë e futbollit anglez edhe nëse merr pagë më të ulët.

Sulmuesi brazilian është i huazuar te Aston Villa nga Barcelona.

Me klubin spanjoll ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Sezonin aktual ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 26 paraqitje.