Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho i lumtur tek Aston Villa

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Aston Villas. Ai ka thënë se po ndihet tejet i lumtur te Aston Villa, përkundër interesimit të fortë nga Corinthiansi për transferimin e tij.

Coutinho ka thënë se është i fokusuar në rifillimin e kampionatit anglez dhe është i vendosur për ta respektuar kontratën e tij me Aston Villan.

“Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë lajme për të ardhmen time. Por, unë asnjëherë nuk e kam menduar largimin nga Aston Villa. Jam i lumtur këtu dhe dua të qëndrojë”, është shprehur Coutinho.

30-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Aston Villas dhe ka kontratë valide deri në verën e vitit 2026. Këtë edicion, Coutinho ka regjistruar 14 paraqitje në të gjitha garat për ekipin anglez.