Mesfushori Mateo Kovaçiq mund të konsiderohet futbollist i Manchester Cityt, ka njoftuar “Sky Sports” të mërkurën. Bëhet e ditur se City tashmë ka arritur marrëveshje personale me Chelsean për transferimin e kroatit, i cili do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.
City do të paguajë 35 milionë euro për Kovaçiqin, i cili do të firmosë kontratë katërvjeçare pasi t’i kalojë kontrollimet mjekësore.
29-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2018, ndërsa ka luajtur edhe për Real Madridin e Interin. Edicionin e fundit, Kovaçiq pati 2 gola e po aq asistime në të gjitha garat për Chelsean, ekip me të cilin kishte kontratë deri në vitin tjetër.