Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në negociata me Kovaçiqin

Kroati Mateo Kovaçiq pritet të jetë përforcimi i parë te kampioni i Anglisë, Manchester City, për edicionin e ri. “Daily Mail” ka njoftuar të enjten se Kovaçiq është në negociata me Cityn dhe marrëveshja mes palëve mund të finalizohet brenda këtij muaji.

City po insiston në transferimin e Kovaçiqit, pasi mesfushori po kërkohet nga trajneri Pep Guardiola. Kovaçiq do të largohet këtë verë nga Chelsea pasi nuk bën pjesë në planet e klubit dhe londinezët po kërkojnë të paktën 30 milionë euro për kartonin e tij.

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019.

Këtë edicion ai ka 2 gola e po aq asistime në të gjitha garat, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Interi e Dinamo Zagrebi.

Artikuj të ngjashëm