Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për Kovaçiqin

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, Mateo Kovaçiq, raporton të premten “The Sun”.

Bëhet e ditur se kroati është njëri prej futbollistëve që do të largohet nga Chelsea këtë verë dhe City po bën gati ofertën për transferimin e tij.

Thuhet se City do të ofrojë deri në 40 milionë euro për kartonin e Kovaçiqit, i cili pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.

28-vjeçari para se t’i bashkohej Chelseat në vitin 2019, karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Interi, ndërsa me ekipin nga Londra ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Në 33 ndeshje të luajtura këtë edicion, Kovaçiqi ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 1 herë.

Artikuj të ngjashëm