Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kovaçiqi konfirmon largimin nga Chelsea

Mesfushori Mateo Kovaçiq përfundimisht do të largohet nga skuadra e Chelseat, kanë njoftuar të enjten mediumet britanike. Madje, vet kroati ka bërë të ditur se ka ardhur koha të largohet nga ekpii londinez.

Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2018, ndërsa interesim për shërbimet e tij, ka shfaqur Manchester City, Bayern Munichu e Milani.

29-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro. Kovaçiq në edicionin e fundit, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean.

Artikuj të ngjashëm