Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kovaçiq do të largohet nga Chelsea

Mesfushori Mateo Kovaçiq pritet të jetë i larguari i parë nga Chelsea në fund të këtij sezoni, ka shkruar “Daily Mail” të hënën.

Mësohet se kroati do të largohet pasi drejtuesit e Chelseat nuk e kanë ndërmend t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Për kartonin e Kovaçiqit, ekipi anglez po kërkon të paktën 30 milionë euro. 28-vjeçari këtë sezon nuk ka bindur me paraqitjet e tij, ku ka vetëm një gol dhe një asistim në të gjitha garat për londinezët.

Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2018, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Interi e Dinamo Zagrebi.

Artikuj të ngjashëm