Drejtuesit e Liverpoolit kanë kthyer interesimin kah mesfushori i Chelseat, Mateo Kovaçiq, njofton “The Sun” të premten.
Mësohet se Liverpooli tashmë ka bërë gati ofertën për kroatin, i cili do të largohet nga skuadra e Chelseat gjatë kësaj vere.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër kartonin e tij, Liverpooli pritet të ofrojë mbi 30 milionë euro. Liverpooli është në kërkim të një mesfushori dhe po e sheh Kovaçiqin si përforcim ideal, duke pasur parasysh përvojën e tij në kampionatin e Anglisë.
Kovaçiq prej vitit 2019 është te Chelsea, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Interi.
Këtë edicion, ai nuk ka pasur minutazhë të madhe dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje. Në 36 paraqitje, Kovaçiq ka 2 gola e po aq asistime, ndërsa po kërkohet edhe nga Manchester City e Milani.